Fëmijët e varfër të Bangladeshit kërkojnë edhe nëpër mbeturinat e ndezura

Masa e mbeturinave që ishte ndezur në një periferi të Chittagong të Bangladeshit, ka qenë hapësira ku kërkonin disa fëmijë të varfër.

Bota

30/11/2019 15:49

Përkundër flakëve dhe tymit, fëmijët rreth 12-vjeçarë vazhdonin të kërkonin për ndonjë gjë më me vlerë, që do ta shisnin më pas në treg.

Në masën prej afro 60 metrash, të vegjlit kërkonin më së shumti për shishe plastike, materiale metalike, çanta poliesteri, lodra, letra dhe pajisje medicinale, që të përfitojnë për të mbijetuar.

Ata nuk përfitojnë më shumë se shtatë euro në ditë, megjithëse kalojnë kohë shumë të gjatë duke kërkuar nëpër mbeturinat, që i ndezin për t’ju zvogëluar masën.

Fotografi Azim Khan Ronnie, që i realizoi fotografitë, ka thënë se fëmijët ishin të lumtur dhe shumë të shoqërueshëm, megjithëse qëndronin në një ambient shumë të papërshtatshëm, transmeton telegraf. Derisa, gazrat që lëshojnë mbeturinat e djegura, iu shkaktojë pengesa në frymëmarrje dhe janë të rrezikshme për shëndetin e tyre.