Fëmijët duhet të flenë me nënën deri në moshën 4 vjeçare

Pas përcjelljes së 16 foshnjave të porsalindura, Bergman ka gjetur se ato që flinin në shtrate të ndara flinin më keq se foshnjat që flinin pranë gjirit të nënës.

Lifestyle

09/01/2016 16:40

Ka shumë mendime të ndryshme rreth asaj se foshnjat a duhet të flenë me prindërit e tyre, por shkencëtarët kanë zbuluar tashmë se fëmijët kanë nevojë për të fjetur së bashku me prindërit deri në vitin e katërt.

Nëqoftëse ata flenë veç e veç, nëna dhe fëmija e kanë më të vështirë për tu lidhur, dhe kjo dëmton zhvillimin e trurit dhe çon në sjellje problematike gjatë rritjes së fëmijës, thekson pediatri Dr. Nils Bergman.

Ndikimi i stresit në zemër dhe tru

Pas përcjelljes së 16 foshnjave të porsalindura, Bergman ka gjetur se ato që flinin në shtrate të ndara flinin më keq se foshnjat që flinin pranë gjirit të nënës. Përveç kësaj monitorimi ka treguar se zemra e foshnjave që flinin vetëm ka qenë nën stress tri herë më shumë se foshnjat që flinin pranë nënave të tyre.

“Ndryshimet në tru që janë shkak për lirimin e hormoneve të stresit mund të vështirësojnë krijimin e një lidhje cilësore më vonë gjatë jetës si dhe të çojë në një sere problemesh të sjelljes”, thotë Dr. Bergman.

Rreziku i vdekjes në djep

Disa studime e lidhin fjetjen së bashku me “rrezikun e lartë të vdekjes në djep”, por Bergman thotë:

“Kur foshnjat ngulfaten ose dorëzohen deri në vdekje në djep, kjo nuk është për shkak se nëna ndodhet pranë tyre. Kjo ndodhë për arsye tjera si: tymi toksik, cigarja, alkooli, jastëkët e mëdhenj apo lodrat e rrezikshme”.

Shoqata Britanike National Childbirth Trust mbështet fjetjen e përbashkët të foshnjave dhe nënave, mirëpo nën kushtin që prindërit mos të pijnë duhan dhe alkool, mos të përdorin lloje të drogave, mos të jenë të sëmurë apo shumë të rraskapitur, gjë që ua pamundëson kujdesin e duhur. Në anën tjetër, disa ekspertë besojnë se vendi më i sigurtë për të fjetur foshnja në shtrat është në dhomën e prindërve.