Fëmija që u rrezikua duke u bartur me trotinet në kryeqytet, policia nis të merret me rastin

Policia e Kosovës ka nisur trajtimin e informatës pas publikimit në media të pamjeve ku shihet një burrë me trotinet elektrik, në të cilin e kishte vendosur në pozitë të rrezikshme edhe një fëmijë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Pas publikimit, informata po trajtohet dhe…

Lajme

10/08/2022 10:11

Policia e Kosovës ka nisur trajtimin e informatës pas publikimit në media të pamjeve ku shihet një burrë me trotinet elektrik, në të cilin e kishte vendosur në pozitë të rrezikshme edhe një fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas publikimit, informata po trajtohet dhe konform autorizimeve do të ndërmirren të gjitha veprimet”, tha Ahmeti.