Fëmija nga filmi ‘Forrest Gump’, hyn në ushtri edhe në jetën reale (FOTO)

‘Forrest Gump’ është një nga filmat më të mirë që ekzistojnë, mirëpo nuk është shumë realist.

Bota

18/02/2016 15:14

 

Sidoqoftë, duket që ky film ka ndikuar në karrierën e vet personazhit të këtij filmi, i cili e kishte luajtur rolin e ‘Forrest’ në fëmijëri, raporton lajmi.net.

Pas 22 viteve, djaloshi që e kishte luajtur këtë rol ka treguar se ai në të vërtetë i është bashkuar ushtrisë edhe në jetën reale.Michael Conner Humphreys in army

Michael Conner Humphreys ishte vetëm 7 vjeçar kur e kishte luajtur Forrestin në vitin 1994.Forrest Gump young child in braces

“Kur ne xhironim ishim shumë afër ishullit Parris, Kampit Trajnues të Marinsave në Karolinën Jugore.

Unë shpesh i thosha regjisorit dhe producentëve sesa ‘cool’ ishin helikopterët dhe një vikend ata kishin aranzhuar disa trupa të marinsave të më dërgojnë në ishullin Parris dhe të mi tregojnë avionët luftarak.

Unë mund të them me plot sinqeritet që ajo eksperiencë më kishte motivuar që t’i bashkohem ushtrisë më vonë”, ka thënë Humphrey për Mail Online, transmeton lajmi.net.

Humphrey ka shërbyer 18 muaj në Irak si ushtar, ndërsa tani studion marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Alabamës Veriore.

Sidoqoftë, roli i tij në filmin ‘Forrest Gump’, thotë se e ndjek ende – e sidomos në publik.

“Më kanë thënë që të vrapoj shumë herë në jetën time. Dhe në mënyrë qesharake unë së fundmi e kam bërë vrapimin tim prej 10 kilometrave, ndërsa njerëzit kishin përgatitur parulla të ndryshme për mua”, ka shtuar ai për fund, transmeton lajmi.net.Michael Humphreys running

/lajmi.net