Felix tregon momentin kur takoi Ronaldon: Dukej sikur karakter i video lojërave

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, falë karrierës së tij të jashtëzakonshme shihet si idhull edhe nga shokët e skuadrës tek kombëtarja e Portugalisë.

Sport

25/05/2019 17:45

Sensacioni i këtij sezoni, Joao Felix, i cili aktualisht anëtar i Benficas, ka treguar për ndjesitë e para kur takoi Ronaldon në grumbullimin e Portugalisë.

Felix nuk e kishte takuar asnjëherë më parë yllin e Juventus, dhe për të hera e parë dukej si një video lojë.

“Ishte e çuditshme. Unë nuk kam parë ndonjë herë Ronaldon nga afër në jetën reale, dhe u thashë kolegëve dhe shokëve më vonë se kur shkova në shpi ajo më dukej sikur të isha në ‘Career mode’ në ‘PlayStation’ – Dukej sikur karakter i tillë” ka thënë Felix, transmeton lajmi.net.

Joao Felix me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendje të mëdha nga gjigantët evropian të futbollit, me Manchester Cityn që po synon të jap maksimumin për nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/