Felipe Anderson arrin në Romë, do të prezantohet si lojtar i Lazios
Felipe Anderson është rikthyer tek Lazio.
Sport
Felipe Anderson ka arritur në Romë ku do të prezantohet si lojtar i Lazios, shkruan lajmi.net.
Lazio e ka publikaur një fotografi të Anderson ku shihet me shallin “Biancocelest” në veturë.
Ai do të prezantohet në orët e ardhshme gjatë ditës së sotme si lojtar i Lazios.
Shifra e transferimit të tij thuhet të jetë rreth tre milionë euro, shumë të cilën Lazio nuk do ta paguajë sepse “Biancocelestët” duhej të merrnin tre milionë nga shtesat e transfermit të Anderson tri vite më parë në Londër.
Ndërkohë, West Ham United do të marrë 50% të shumës së shitjes së Anderson në të ardhmen./Lajmi.net/
?? Nice to see you in Rome again, @F_Andersoon! #CMonEagles ? pic.twitter.com/qKHLS7THIg
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 13, 2021