Fekir e kërkon largimin nga Lyoni, dy gjigantët evropian vihen në aksion

Nabil Fekir i ka bërë me dije Lyonit se dëshiron të largohet në verën e ardhshme.

Merkato

08/11/2018 18:28

Nabil Fekir ishte shumë afër të largohej në këtë nga Lyoni, por që në fund vendosi të qëndroj.

Sulmuesi francez është duke e kërkuar një aventurë të re, andaj në verën e vitit 2019, do të vërshohet nga ofertat, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea dhe Bayern Munchen, kanë rikthyer vëmendjen te Fekir, andaj do të jetë një garë e nxehtë mes tyre.

Skuadra londineze kishte shfaqur interesim në verën që shkoi, së bashku me Liverpoolin, por që në fund nuk kishin marr hapa konkret.

Kështu, Fekir, tani ka vënë në alarm Bayernin dhe Chelsean, por që duhet të paguajnë mbi 80 milionë euro për shërbimet e tij. /Lajmi.net/