Fejohet futbollisti Arbër Zeneli

Është fejuar futbollisti i përfaqësueses së Kosovës.

ShowBiz

20/06/2019 21:55

Arbër Zeneli përmes llogarisë së tij në Instagram, ka bërë të ditur se është fejuar, shkruan lajmi.net.

Futbollisti, ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e fejesës, ndërsa pranoi shumë urime nga ndjekësit.

“Ajo tha po!”, është mbishkrimi që futbollisti ia ka lënë fotografive.

Për ndryshe, Arbër Zeneli është golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës, ai u lëndua në ndeshjen kundër Malit të Zi, e si pasojë e kësaj mund të mungojë në fushë 7 deri në 9 muaj. /Lajmi.net/