Fejohen Lindsay Lohan dhe Bader Shammas

Aktorja dhe këngëtarja, Lindsay Lohan ka njoftuar për fejesën e saj me Bader Shammas.

ShowBiz

29/11/2021 10:21

Këngëtarja njoftimin e ka bërnë në Instragam, përmes një imazhi që postuar, shkruan lajmi.net.

“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, ka shkruar Lohan, teksa ka treguar unazën e re të fejesës.

Këngëtarja e “Rumors” dhe Shammas mezi e mbajnë buzëqeshjen dhe lumturinë në fotot që ndan me fansat, për të treguar hapin e rëndësishëm. Unaza e fejesës së Lohan-it shihet në të katër pozat, shkruan People.

Shammas është ndihmës zëvendës – president në “Credit Suisse” në Dubai, ku Lohan është zhvendosur për shtatë vitet e fundit. Ata janë në lidhje për dy vjet, sipas The Independent.

Ai konfirmoi fejesën e tyre duke ri-postuar njoftimin e të fejuarës së tij në Twitter.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)

Kjo shënon fejesën e dytë të Lohan. Ajo kishte planifikuar të martohej me milionerin rus, Egor Tarabasov para ndarjes së tyre në vitin 2016./Lajmi.net/