Federer, ‘tifoz’ i Romës

Në mesin e tifozëve të Roëms të gëzuar që skuadra është lidere pas shtatë xhirosh në Serie A është edhe ylli i madh i tenisit, Roger Federer. Zvicerani, i angazhuar në Masters 1000 në Shanghai, është përgjigjur në mënyrë të qartë me një postin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. “Cilën skuadër…

Sport

08/10/2013 18:45

Në mesin e tifozëve të Roëms të gëzuar që skuadra është lidere pas shtatë xhirosh në Serie A është edhe ylli i madh i tenisit, Roger Federer.

Zvicerani, i angazhuar në Masters 1000 në Shanghai, është përgjigjur në mënyrë të qartë me një postin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

“Cilën skuadër italiane e preferon?”, ishte pyetja. “Gjithmonë më ka pëlqyer Roma”, u përgjigj ylli nga Basel. Kurse, nuk vonoi edhe përgjigja e Romës.

“Faleminderit Roger, edhe ne bëjmë tifo për ty dhe duam që të jesh mysafir i yni në një ndeshje. Eja ta shikosh Roma-Napoli?”, shkruante në profilin zyrtar të Romës.

Dueli i madh mes Romës dhe Napolit do të zhvillohet më 18 tetor në Stadio Olimpico.