Federer – Cilic, spektakël në Wimbledon

Roger Federer është rikthyer nga disavantazhi prej dy setesh, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Wimbledonit.

Sport

06/07/2016 17:42

Tenisti zviceran, Roger Federer, ka kaluar në gjysmëfinale të grand slamit më të mirë në botë, Wimbledon, pasi e mposhti tenistin kroat Marin Cilic.

Federer i humbi dy setet e para dhe u duk sikur Cilic do të fitonte në tri sete, por siç ka ndodhur shpesh edhe në të kaluarën, Federer u kthye në lojë dhe përmbysi gjithçka për të kaluar në gjysmë finale.

Numri tre në ranglistën ATP fitoi 6-7 (4-7) 4-6 6-3 7-6 (11-9) 6-3 kundër Cilic.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.