Federata e Spanjës refuzon kërkesën e Barcelonës: Pedri do merr pjesë në Lojërat Olimpike

Federata e Futbollit të Spanjës ka refuzuar kërkesën e Barcelonës që Pedri të i pamundësohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike "Tokio 2020".

Sport

30/06/2021 14:49

Pedri ishte një ndër lojtarët e zgjedhur nga Luis de la Fuente për Lojërat Olimpike që zhvillohen në Japoni gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Ky vendim nuk i pëlqeu Barcelonës, duke marrë parasysh se mesfushori ka zhvilluar shumë ndeshje gjatë edicionit 2020/21.

Pedri momentalisht është i koncentruar në Kombëtaren e Spanjës në “Euro 2020”, derisa pjesëmarrja në Tokio do ta lejonte lojtarin të këtë vetëm pak pushim.

Kjo ka qenë arsyeja që Barcelona provojë të ndryshojë vendimin e Federatës së Spanjës, por ka qenë e pasuksesshme.

Federata e Spanjës ka bërë të ditur se Pedri do jetë në Japoni me “La Roja”./Lajmi.net/