Federata e Futbollit të Maqedonisë do të kërkojë shtyrjen e ndeshjes kundër Kosovës

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të kërkojë shtyrjen e ndeshjes me Kosovën, raporton Sportmedia, përcjell lajmi.net.

Sport

10/03/2020 16:05

Përhapja e madhe e koronavirusit në Evropë, e sidomos në Itali, ku Maqedonia e Veriut ka tre lojtarë të kombëtares që luajnë aty, ka bërë që ata të binden për të kërkuar shtyrjen e ndeshjes kundër Kosovës,e paraparë të luhet më 26 mars.

Kjo kërkesë sipas medies në fjalë do të marrë mbështetje edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, pasi edhe te ‘Dardanët’ ka lojtarë që luajnë në Itali, rastet konkrete janë ata të Amir Rrahmanit dhe Samir Ujkanit.

Kërkesa UEFA-s do t’i drejtohet sot ose nesër, dhe shtëpia më e madhe e futbollit evropian do të ketë fjalën e fundit.

Nëse do të shtyhej kjo ndeshje, atëherë ajo do të luhej në fund të muajit maj, pak para fillimit të Kampionatit Evropian, që do të ishte si një ngrohje para EURO 2020.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës të luhet pa tifozë./Lajmi.net/