FC Prishtina rikthehet në shtëpi, ndaj Dukagjinit luan në “Fadil Vokrri”

Klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina do të rikthehet më në fund në shtëpinë e saj. “Bardhekaltrit” i zhvilluan ndeshjet e këtij sezoni si vendës në qendrën nacionale në Hajvali pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta ruajtur fushën e stadiumit të kryeqytetit, shkruan “Gazeta Express”. Madje, kishte nisur edhe…

Sport

27/09/2023 13:47

Klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina do të rikthehet më në fund në shtëpinë e saj.

“Bardhekaltrit” i zhvilluan ndeshjet e këtij sezoni si vendës në qendrën nacionale në Hajvali pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta ruajtur fushën e stadiumit të kryeqytetit, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, kishte nisur edhe një “zënkë” mes dy palëve pasi prishtinasit dëshironin të riktheheshin në folenë e tyre.

Klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ndeshjen e nesërme kundër Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës, do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net