FC Prishtina me Realin, Bayernin e Juventusin

FC Prishtina është përfshirë në një hartë që pasqyron klubet më të trofeshme në ligat përkatëse, së bashku me gjigantë si Real Madrid, Bayern Munich e Juventus.

Sport

11/09/2014 13:44

Futbolli kosovar nuk është i pranuar ndërkombëtarisht, mirëpo FC Prishtina ka filluar të thyejë barrierën së paku sa i përket llogaritjes së dominimit të ligë.

Skuadra nga kryeqyteti është përfshirë në një hartë të gjerë që pasqyron klubet që kanë dominuar në ligat përkatëse. Dhe, logoja e ekipit që aktualisht drejtohet nga Bylbyl Sokoli është paraqitur tek harta e shtetit të Kosovës.

Kurse, në pjesën tjetër gjenden emra të gjigantëve të shumtë përfshirë Real Madridin në Spanjë, Juventusin në Itali, Bayern Munichun në Gjermani e Manchester Unitedin në Angli.