FC Prishtina bëhet me fushë ndihmëse

Një lajm i mirë vjen për FC Prishtinën.

Sport

30/10/2020 14:56

Kryeqytetasit janë bërë me fushë ndihmëse, e cila do t’i ndihmojë skuadrës në stërvitje.

Ky stadium ndihmës është ndërtuar në Bërnicë.

“Pas katër vitesh skuadra bëhet me fushën e saj”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës në Facebook, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se klubet e futbollit në Kosovë, çështjen e fushave ndihmës e kanë pasur problemin më të madh ndër vite, ku janë detyruar të stërviten në stadiumin ku edhe i zhvillojnë ndeshjet, gjë që ka çuar në dëmtimin e tyre shkaku i ngarkimit të tepërt./Lajmi.net/