FC Ferizaj befason Dritën, Trepça ’89 e mposht me rezultat të thellë Gjilanin

18:58 | 18 Gusht 2019

Janë zhvilluar tri ndeshjet e mbetura të xhiros së parë në Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ ka mposhtur me rezultat të thellë, 4:1 Gjilanin, për një fillim të jashtëzakonshëm të kampionatit.

Befasia e madhe është shkaktuar në Gjilan, ku Drita është mposhtur nga Ferizaj, 0-1.

Ishte Filonit Shaqiri, që debutoi me gol te Ferizaj, duke ndëshkuar ish skuadrën e tij, Dritën.

Ndeshja tjetër mes Dukagjinit dhe Ballkanit, ka përfunduar barazim, 0-0./Lajmi.net/