FC Besa shumë afër shuarjes
Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori. Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë. Indeksonline mëson se KF Besa nuk është e gatshme të garoj në Ligën e…
Sport
Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori.
Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë.
Indeksonline mëson se KF Besa nuk është e gatshme të garoj në Ligën e Dytë pas problemeve financiare dhe atyre organizative, transmeton lajmi.net.
Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero.
Vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e tretë.
Besa ka fituar tri herë Superligën e Kosovës derisa tri herë të tjera është shpallur kampion i Kupës së Kosovës. /Lajmi.net/