FBK merr vendimin: Ndeshja Peja – Trepça luhet ME tifozë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendimin për ankesën e KB Peja.

Sport

19/05/2022 09:15

KB Peja kishte bërë një ankesë lidhur me ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së ‘Play Off’, pas incidenteve që ndodhën në ‘Karagaç’, ku tifozët u përfshinë në një përleshje dhe hodhën gjësende në parket, përcjell lajmi.net.

Pas shqyrtimit nga FBK dhe ankesës së KB Peja, është marrë vendim që ndeshja e sotme në Karagaç të luhet me praninë e tifozëve.

Në palestër do të lejohen 25% e kapacitetit total – pra rreth 750 tifozë.

Vendimin e FBK për pranimin e pjesshëm të ankesës së KB Peja e ka siguruar ‘Asistionilne’.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell vendimin e FBK lidhur me ndeshjen e sotme (e katërta gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës). /Lajmi.net/