FBK me 8 mars e zyrtarizoi nominimin e Linda Shalës për Kryetare të KOK-ut

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot më 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, znj. Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Sport

08/03/2021 10:43

Me këtë nominim Federata e Basketbollit të Kosovës e fillon fushatën e FBK- së për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës “Her World, Her Rules”.

Kjo fushatë synon që ti motivojë vajzat për tu marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

Nga FBK veprim konkret, një grua për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës./Lajmi.net/