FBK emëron anëtarët e Komisionit të Garave të FBK-së
Federata e Basketbollit e Kosovës ka emëruar anëtarët e Komisionit të Garave. Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Neni 24 i Statutit, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 19.09.2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) emëron anëtarët e…
Sport
Federata e Basketbollit e Kosovës ka emëruar anëtarët e Komisionit të Garave.
Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Neni 24 i Statutit, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 19.09.2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) emëron anëtarët e Komisioneve të FBK-së për edicionin 2023/24 si në vijim:
Komisioni i Garave i FBK-së:
Armend Hamiti (Kryetar);
Arben Polloshka (Anëtar);
Arianit Shala (Anëtar).
- Komisioni Disiplinor i FBK-së:
Fidan Hamiti (Kryetar);
Omer Daku (Anëtar);
Afrim Kamishi (Anëtar).
- Komisioni i Arbitrazhit të FBK-së:
Korab Sejdiu (Kryetar);
Lulzim Fushtica (Anëtar);
Partin Pruthi (Anëtar).
- Komisioni për Licencim dhe Transfere i FBK-së:
Valdet Spahija (Kryetar);
Nexhdet Hoxha (Anëtar);
Bekim Dugolli (Anëtar).
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij./Lajmi.net/