Fazliji: Gjithmonë është ndjenjë speciale kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’

Betim Fazliji ka folur përpara ndeshjes ndaj Greqisë.

Sport

03/06/2022 23:40

Kosova arriti fitore të madhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.

Ndërsa, ndeshjen e dytë dardanët do ta zhvillojnë ndaj Greqisë

Ishte Betim Fazliji që tha se në ndeshjen kundër grekëve duhet një angazhim dhe lojë shumë më e mirë, dhe se për lojtarët është ndjenjë special të luajnë në ‘Fadil Vokrri’.

“E rëndësishme ka qenë të fitojmë ndeshjen e parë kundër Qipros. E dimë se në pjesën e parë nuk kemi arritur të luajmë siç dimë ne të luajmë si kombëtare dhe çfarë potenciali kemi, por në pjesën e dytë e kemi kallxuar ftyrën tonë të vërtetë, ku kemi hyrë me më shumë vetëbesim dhe më shumë guxim. Brenda 20 minutave të parë kemi pasur shumë raste dhe mirë që i dhamë golat. Edhe pse loja s’ka qenë e mirë, rezultatin e morëm. Duhet ta dijmë se kundër Greqisë ka me qenë tjetër lojë sepse ata kanë edhe si ekip janë më të fortë se Qipro, por edhe kanë individë cilësor, por do të jetë një ndeshje me një atmosferë tepër të mirë dhe ne e nisim lojën për t’i mbajtur pikët e plota. Në vendin tonë duhet të luajmë me shumë guxim dhe siç e kemi përfunduar ndeshjen me Qipron në pjesën e dytë, ashtu duhet të hyjmë në lojë kundër grekëve. Gjithmonë është ndjenjë speciale kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’ sepse ‘Dardanët’ na mbështesin në mënyrë fantastike. Atmosfera ka me qenë super dhe shumë i gëzohem kësaj ndeshje”, tha ai, përcjell lajmi.net.

Kombëtarja e Kosovës nesër në orën 17:30 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, derisa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri prej futbollistëve do të paraqiten në konferencë për media./Lajmi.net/