Faza e play-off në NBA: Toronto e Portland një hap larg çerekfinaleve

Toronto Raptors kanë thelluar në 3-1 bilancin me ndeshje përballë Orlando Magic, në fazën e 1/8-ave të Play Off-it të NBA.

Sport

22/04/2019 09:56

Në “Amway Arena” të Orlandos, kanadezët triumfuan këtë herë me rezultatin 85-107, në një sfidë të cilën e dominuan thuajse në të 4 çerekët.

Kawhi Leonard ishte protagonist për Toronton, pasi regjistroi 34 pikë, 2 asiste dhe 6 rikuperime, duke u shpallur njëkohësisht edhe më i miri i takimit. Sfida e radhës mes dy skuadrave do të luhet më 24 Prill në “Scotiabank Arena” të Torontos, ku Raptors mund të kualifikohen në çerekfinale, nëse regjistrojnë një tjetër sukses.

Një tjetër hap të sigurt drejt çerekfinaleve hodhi edhe Portland Trail Blazers, që mori fitoren e tretë në 4 ndeshje përballë Ocklahoma City Thunder. McCollum dhe Lillard ishin protagonistë të Trail Blazers, të cilët treguan superioritet në transfertën ndaj Ocklahomës, duke fituar të 4 fraksionet.

Paul George ishte në një formë mjaft të mirë për Ocklahomën, duke regjistruar 32 pikë, 6 asiste dhe 10 rikuperime, që e shpallën edhe më të mirin e takimit, por këto shifra nuk i shërbyen City Thunder që të shmangin humbjen. Edhe këtu sfida e radhës do të luhet më 24 Prill në “Moda Arena” të Portlandit dhe vendasit mund të avancojnë më tej, në rast suksesi. /Lajmi.net/