Favre: Sancho ka akoma nevojë për mësime

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, ka komentuar lojtarin e skuadrës së tij, Jadon Sancho.

Sport

18/10/2019 12:03

Sancho ka tërhequr vëmendje të madhe qysh nga koha kur kaloi tek Dortmund, nga Manchester City.

Duke provuar vetën e tij në Bundesliga, Jadon Sancho tashmë shihet si një nga lojtarët më premtues në botën e futbollit.

Përkundër lëvdatave për anglezin e ri, trajneri i tij tek Dortmund, Favre, ka thënë se lojtari ka akoma nevojë për mësime.

“Pritshmëritë për Jadon janë të mëdha. Kjo është e rrezikshme” ka thënë Favre në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gladbach, transmeton lajmi.net.

“Se Jadon është lojtar i shkëlqyer, kjo nuk diskutohet. Por, ai duhet të mësojë akoma. Ai duhet të vazhdojë të shijoj stërvitjet dhe të shënojë progres, sepse potenciali i tij është i jashtëzakonshëm” ka shtuar trajneri.

Sancho ka regjistruar 66 paraqitje me BVB, për të kontribuuar me 18 gola dhe 30 asistime. /Lajmi.net/