Favoritët e Peles për Botëror

Botërori i futbollit është një mundësi e shkëlqyeshme për Brazilin, i cili do të punojë fort, për ta organizuar sa më mirë të jetë e mundur këtë kompeticion. Në organizim është angazhuar edhe legjenda e futbollit, Pele, i cili shpreson që gjithçka të shkojë si duhet. Futbollisti më i mirë në histori të futbollit i…

Sport

11/03/2014 08:20

Botërori i futbollit është një mundësi e shkëlqyeshme për Brazilin, i cili do të punojë fort, për ta organizuar sa më mirë të jetë e mundur këtë kompeticion.

Në organizim është angazhuar edhe legjenda e futbollit, Pele, i cili shpreson që gjithçka të shkojë si duhet.

Futbollisti më i mirë në histori të futbollit i ka treguar edhe favoritët e tij, si kandidatë të mundshëm për ta fituar evenimentin që do të mbahet gjatë verës.

“Këtë vit do të jenë 2-3 skuadra që, tre muaj para fillimit, mund të definohen si mjaft të mira. Gjermania, të cilën e kam parë duke luajtur disa herë, pastaj Spanja, e cila qe tetë vjet e ka skuadrën e njëjtë dhe di se si të luajë mirë dhe natyrisht Brazili”, deklaroi Pele, i cili pret që talenti brazilian Neymar, të shkëlqejë në këtë kompeticion, i cili është i pari për të.

Ai ka mbetur megjithatë i preokupuar për faktin se në rrugët e Brazilit kanë vërshuar protestat gjatë Kupës së Konfederatave, e njëjtë mund të ndodh edhe gjatë Botërorit.

Ish futbollisti i Santosit insiston se Brazili ka nevojë për përkrahje të popullit, pasi Botërori dhe Olimpiada do t’i sjellin përfitime këtij vendi të varfër.