Favoritët arrijnë në ceremoninë e Topit të Artë – Messi e Van Dijk shkëlqejnë edhe jashtë fushës

Kanë mbetur pak minuta para fillimit të ceremonisë së Topit të Artë.

Sport

02/12/2019 19:41

Sonte në Paris të Francës do të ndahet çmimi për lojtarin më të mirë në botë, Topi i Artë, për vitin 2019.

‘France Football’ do të jap çmimin më prestigjioz individual, në Paris, në një mbrëmje gala, shkruan lajmi.net.

Favoritët për çmimin janë Lionel Messi i Barcelonës dhe Virgil van Dijk i Liverpool.

Dyshja tashmë kanë mbërritur në ceremoni, duke shkëlqyer edhe jashtë fushës së blertë.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet. /Lajmi.net/