Faton Hajrizi kërcënon hapur: Nëse vjen puna me shku në burg, dikush ka me pësu rëndë

Faton Hajriz, i cili është arratisur nga burgu i Smrekonicës, po vazhdon të shfaqet në platforma sociale. Në TikTok, ai ka hapur një llogari në emerin e tij, teksa shfaqet “Live”, në mënyrë të vazhdueshme, duke rrëfyer historitë e tij brenda burgjeve të Kosovës. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla javë më parë tha se kapja…

Lajme

16/07/2024 17:12

Faton Hajriz, i cili është arratisur nga burgu i Smrekonicës, po vazhdon të shfaqet në platforma sociale.

Në TikTok, ai ka hapur një llogari në emerin e tij, teksa shfaqet “Live”, në mënyrë të vazhdueshme, duke rrëfyer historitë e tij brenda burgjeve të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla javë më parë tha se kapja e Faton Hajrizit, është çështje orësh apo ditësh.
Sveçlës i është përgjigjur Hajrizi në Tik Tok.

Hajrizi më ton kërcënues tha se nuk do të kthehet më në burg – e nëse ndodh një gjë ë tillë pa marrëveshje, thotë se do të ndodhin ngjarje të paparashikuara.

“Nuk shkoj ma në burg, një gjë po du me ju thënë, se e di që po i publikojnë në gazeta këto fjalët e mia, por nuk e kam dert. Nëse vjen puna me shku në burg, pa marrëeshje, pa ma falë burgun, mbajeni në mend çka po ju them, shijoni këto momente, se nuk shihemi ma, nëse vjen puna me shku në burg, dikush ka me pësu rëndë. Unë po se po, por edhe pala tjetër mundet me pësu”, tha Hajrizi.