Fatmir Spahiu reagon pas aksidentit në Gjilan

Aksidenti që ndodhi në Gjilan e ka prekur edhe aktorin Fatmir Spahiu.

ShowBiz

07/03/2019 16:56

Sot në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, me ç’rast një kamion ka goditur disa vetura, një traktor dhe një kamion tjetër ku për pasojë një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë të lënduar, shkruan lajmi.net.

Ky rast e ka prekur edhe aktorin Fatmir Spahiu i cili ka ardhur me reagim në llogarinë e tij në Facebook.

“Shpresoj te kete sa ma pak viktima nga aksidenti ne qender te Gilanit”, ka shkruar aktori Fatmir Spahiu./Lajmi.net/