Fatmir Spahiu kërkon syçeltsi nga kryeministri Kurti lidhur me koronavirusin
Aktori kosovar kërkon kujdes dhe të mos neglizhohet virusi vdekjeprurës.
ShowBiz
Fatmir Spahiu e ka marrë me plot seriozitet çështjen e koronavirusit, postimet e fundit të tijë në rrjete sociale thuajse të gjitha kanë temë virusin, shkruan lajmi.net.
Ai së fundmi me një shkrim në Facebook ka kërkuar një angazhim më të madh nga kryeministri Kurti lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, Kosova duhet të furnizohet me maska, dezinfektues dhe mjete të tjera të mbrojtjes.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kryeminister Albin Kurti, Bota eshte kaH mobilizohet per CoronaVirus. Qytetaret e vendeve te rajonit po furnizohen nga qeverite perkatese me maska, dezinfektues dhe mjete tjera te mbrojtjes.
Situata eshte alarmante dhe kerkon syqeltesi. Deri sa mediat tona te fillojne te meren me edukim lidhur me kete teme, ju ftoj ta ndiqni CNN dhe te merni informacionin e nevojshem se si te mbrohemi. Nje zyrare e larte e Organizates Boterore te Shendetesise sot ne nje lidhje te drejtperdrejte tha qe “Angazhimi i secilit indivit ne glob eshte i obligueshem” /Lajmi.net/