Fatmir Spahiu ftohet në “Eastern Neighbours Film Festival” në Hagë

Aktori kosovar është ftuar në Hagë, por jo për të dhënë dëshmi.

ShowBiz

18/09/2019 08:29

Fatmir Spahiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është  ftuar në “Eastern Neighbours Film Festival”, shkruan lajmi.net.

Ai bëri të ditur se festivali “Nëntor i ftohetë” do të shfaqet në atë festival mes datave 6-10 nëntor, në Hagë.

“Miq, dua te ju njoftoj qe keto dite jam ftuar per ne Hage.
Festivali ne te cilin do te marim pjese eshte i nje rendesie te veçant. Eastern Neighbours Film Festival
Cold November / Nëntor i ftohtë do te shfaqet ne mes datave 6-10 Nentor 2019 ne njeren prej sallave me te veçanta te Hages! Per daten e sakt ju njoftoj me kohe!

Mireupafshim !”, ka shkruar aktori. /Lajmi.net/