Fatjonit nuk i del e keqja me Melisën: Do ta pështyja në fytyrë

Fatjoni ka habitur me deklaratën e fundit për Melisën.

ShowBiz

25/02/2021 17:15

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fatjon Kuqari gjatë qëndrimit në emision ishte shumë i komentuar që tregohej shumë i afërt me Melisa Lleshin, shkruan lajmi.net.

Dyshja u panë nga publiku si çift i mundshëm, ngase takimet mes tyre shkuan shumë mirë dhe dukej se kishte kimi mes tyre.

Por, para largimit të Fatjonit nga emisioni, dyshja ndanë rrugët.

Së fundi, ish-konkurrenti ishte i ftuar në “Glamour Zone”, ku befasoi me deklaratën që dha për Melisën.

“Konkurrentja që sot do ta pështyja në fytyrë është…”, i tha moderatorja, ndërsa Fatjoni u përgjigj pa hezituar, duke thënë “Flokëkuqja”, që nënkuptonte se ishte Melisa. /Lajmi.net/