Fati pas rinovimit: Jam shumë i lumtur që vazhdoj të rritem në këtë klub të madh

Futbollisti 18-vjeçar ka nënshkruarë kontratën e re me Barcelonën.

Sport

21/10/2021 21:23

Ansu Fati ka nënshkruar marrëveshje të re me Barcelonën të vlefshme deri në qershor të vitit 2027, shkruan lajmi.net.

Përkundër ofertave që kishte nga klubet tjera ai vendosi të qëndrojë tek klubi që kishte besim në të dhe i dha mundësinë të jetë pjesë e rëndësishme e tyre.

Me kontratën e re tani Fati do të ketë një klauzolë largimi prej plotë një miliardë euro, duke bërë kështu që ai të mbetet te ‘Blaugranët’ edhe për shumë vite tjera.

Sulmuesi në një postim në Twitter është shprehur i lumtur me rinovimin e kontratës.

“Shumë i lumtur që vazhdoj të rritem në këtë klub të madh, visca Barça”, shkroi ai.

Pas Pedrit tani radhën e ka talenti tjetër Gavi që së shpejti pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës me Barcelonën. /Lajmi.net/