Fati: Nuk ndjejë presion për numrin 10 në fanellë, nuk ka favorit në “El Clasico”

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati ka folur në konferencë për shtyp pas rinovimit të kontratës edhe për gjashtë vite.

Sport

21/10/2021 12:47

Barcelona dje zyrtarizoi rinovimin e spanjollit edhe për gjashtë vite në “Camp Nou”, derisa sot (e enjte) u nënshkrua marrëveshja, transmeton lajmi.net.

Fati fillimisht falënderoi klubin për rinovimin e kontratës, derisa tutje foli edhe për fanellën me numrin 10 apo edhe për “El Clasicon”.

“Fillimisht dua të falënderojë klubin dhe presidentin që me besuan edhe për disa vite. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të kemi sukses këtu dhe fatmirësisht do jem në gjendje ta bëjë dhe do punojë shumë që një ditë të kem sukses dhe të ia rikthejë klubit çfarë më kanë dhënë”.

Lëndimi i gjurit: “E vërteta është që te gjuri tashmë e kam harruar. Nuk kam dhimbje dhe shpresojë të vazhdojë kështu”.

Ylli i ardhmes: “Jam shumë i qetë. Ndihem i dashur, është çka vlerësoi më së shumti. Për mua, nuk ka presion, por motiv të vazhdojë çdo ditë të përmirësohem”.

Propozimet nga klubet e tjera: “Që nga dita e parë i thashë agjentit që opsioni i parë është qëndrimi dhe ai e kuptoi. Po, kemi pasur shumë oferta, por e kisha gjithmonë të qartë se doja të isha këtu”.

Fanella me numrin 10: “Jam shumë mirënjohës klubit që më besuan, se bashku me kapitenët. Mund të ishte marrë nga ndonjë tjetër lojtar. Nuk është presion, askush nuk e barazon çfarë ai ka bërë, duhet ta bëjë rrugën time”.

Çfarë duhet të përmirësohesh: “Kam shumë vend për përmirësime dhe duhet të dëgjojë njerëzit në klub që duan të më ndihmojnë. Do vazhdojë punën çdo ditë”.

El Clasico: “Të luajmë në Clasico është motiv sepse Madrid është rivali ynë më i mirë. Gjithmonë duhet të përgatitesh për ndeshjet e mëdha. Jam shumë i qetë sepse e di që skuadra do bëjë gjithçka për fitore”.

“Ne do vazhdojmë të garojmë, në këso ndeshje nuk ka favoritë. Duhet të kemi avantazhin që jemi vendas”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Fati ka klauzolë lirimi me vlerë 1 miliardë euro./Lajmi.net/