Fati i zi

Ylli i Atletico Madridit, Diego Costa gjatë muajve të fundit ka qenë në qendër të një teme të nxehtë rreth të ardhmes së tij ndërkombëtare. Sulmuesi brazilian vendosi ta përfaqësojë Spanjën në vend të vendlindjes së tij duke thënë se dëshiron të shpaguajë të gjithë atë që i ka dhënë ky shtet. Vendimi i tij…

Sport

11/11/2013 19:45

Ylli i Atletico Madridit, Diego Costa gjatë muajve të fundit ka qenë në qendër të një teme të nxehtë rreth të ardhmes së tij ndërkombëtare.

Sulmuesi brazilian vendosi ta përfaqësojë Spanjën në vend të vendlindjes së tij duke thënë se dëshiron të shpaguajë të gjithë atë që i ka dhënë ky shtet. Vendimi i tij ka zgjuar kritika nga kampi brazilian ku selektori Luiz Felipe Scolari e quajti “tradhtar”.

Kurse, strategu i Spanjës, Vicente del Bosque ia bëri ftesën e parë Costas për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Guineas dhe Afrikës së Jugut.

Por, fati i keq e goditi sulmuesin i cili pësoi një dëmtim të dielën në barazimin 1-1 në udhëtim ndaj Villarrealit në kuadër të La Ligës dhe nuk do të jetë në gjendje të debutojë për Spanjën, që në vend të tij ka ftuar sulmuesin e Juventusit, Fernando Llorente.