Fati i zi i Diabyt, mungon për tre muaj

Mesfushori i Arsenalit, Abou Diaby ka pësuar një lëndim të ri serioz dhe do të mungojë deri në tre muaj.

Sport

13/11/2014 14:02

Mesfushori i Arsenalit, Abou Diaby do të mungojë për deri në tre muaj për shkak të një lëndimi të ri.

28-vjeçari raportohet se ka qarë një muskul në stërvitje dhe nuk do të jetë në dispozicion deri në vitin e ardhshëm. Kjo është një goditje e re për francezin, karriera e së cilit është përshkuar me lëndime të shpeshta.

Diaby ishte duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë dhe bëri vetëm dy paraqitje për Arsenalin nga marsi i vitit 2013, kur lëndoi ligamentet.

Ai luajti një herë si rezervist në edicionin e kaluar dhe ka qenë i përfshirë në ekipin e parë vetëm në humbjen nga Southampton në Capital One Cup në shtator.