Fati i zi, edhe një lëndim në Real Madrid

Real Madrid ka një problem të ri me lëndime.

Sport

20/08/2019 13:26

Real Madrid vazhdon të ketë probleme me futbollistë të lënduar.

Pas Eden Hazard, “Los Blancos” kanë mbetur edhe pa mesfushorin Brahim Diaz.

“Pas testeve mjekësore, futbollisti ynë, Brahim Diaz është diagnostikuar me një lëndim muskulor. Gjendja e tij do të vlerësohet në baza ditore”, thuhet në njoftimin e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Brahim e kishte nisur sezonin me synim ta bind trajnerin Zinedine Zidane se e meriton të jetë pjesë e skuadrës nga Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/