”Fati dhe unë vërtetuam se La Masia ende punon te Barcelona”

Carles Perez u shpreh i kënaqur me faktin se ai dhe shoku i tij i akademisë së Barcelonës, Ansu Fati bënë ndryshimin në fitoren e së martës 2-1 në Inter për të dëshmuar se La Masia nuk e ka humbur rëndësinë e saj.

Sport

11/12/2019 08:20

Barca bëri një ndeshje fantastik me Interin në San Siro, duke siguruar një fitore të vonshme falë goditjes në minutën e 86′ të Fati pasi skuadra e Antonio Conte kishte barazuar përmes Romelu Lukaku.

Goli i Fati e bëri 17-vjeçarin golashënuesin më të ri në historinë e Ligës së Kampionëve dhe vulosi fatin e Interit, pasi skuadra e Serie A zbriti në Ligën e Evropës pasi përfundoi e treta në grup, përcjell lajmi.net.

“Është diçka e jashtëzakonshme që ne të dy po jetojmë”, i tha Perez Movistar. “Të dy Ansu dhe unë jemi një shembull për La Masia nëse mendoni se mund të arrini atje [në ekipin e parë]”.

“Barca ka besim te njerëzit e akademisë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”. /Lajmi.net/