Fati deshi ta gjuante penalltinë për ‘hat-trik’, por pastaj u shfaq Messi…

Barcelona regjistroi një fitore të thellë prej 4:0 ndaj Villarreal në ‘Camp Nou’, në kuadër të xhiros së tretë të La Liga.

Sport

29/09/2020 17:52

Për katalanët ishte ndeshja e parë e këtij sezoni, pasi ata patën më shumë pushim sesa skuadrat tjera, shkaku i angazhimeve në Ligën e Kampionëve.

Ansu Fati shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola të shënuara, por shumë lehtë ka mundur të regjistrojë një ‘hat-trik’, nëse Lionel Messi do t’i kishte lejuar ekzekutimin e penalltisë.

Mediet spanjolle kanë sjellë edhe një video ku shihet qartë se futbollisti i ri ishte i zhgënjyer kur Messi nuk e lejojë të ekzekutojë penalltinë.

Lionel Messi këtë penallti e ktheu në gol./Lajmi.net/