Fat në fatkeqësi për Kosovën, Bullgarisë i lëndohet edhe një lojtar i madh

Fat në fatkeqësi për Kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë.

Sport

23/03/2019 15:52

‘Dardanët’ të hënën në ‘Fadil Vokrri’ presin Bullgarinë për të zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Bullgaria në Prishtinë do të vijë me dy mungesa të mëdha.

Pasi ditë më parë u lëndua ylli i Cagliarit, Despotov, tani bullgarëve do iu mungojë edhe lojtari i Palermos, Ivaylo Chochev.

26 vjeçari raportohet të ketë pësuar një lëndim të rëndë në gj, dhe do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Para përballjes me Kosovën, trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, ka thënë se ka përcjellë paraqitjen e ‘Dardanëve’ ndaj Danimarkës, dhe se i konsideron kundërshtar shumë serioz.

“E kemi shikuar dhe analizuar Kosovën, i kemi parë ndaj Danimarkës, kanë një ekip të mirë dhe serioz”, ka deklaruar Hubchev./Lajmi.net/