“Fast and Furious” rrit ndjeshëm çmimet e makinave japoneze

“The Fast and The Furious” doli në kinema 17 vjet më parë dhe ka ndihmuar që të rrisë interesin e makinave sportive japoneze në SHBA.

ShowBiz

25/06/2018 22:06

ClassicCars.com thotë se filmi vazhdon të ketë një ndikim në çmimin e makinave japoneze si Mazda RX-7 dhe Toyota Supra. Një fakt interesant është se njerëzit që kanë qenë adoleshent në atë kohë tani po koleksionojnë makina. Një model i vitit 1993 i makinës Mazda RX-7 kushton 33 mijë dollarë. Një Toyota Supra, e përdorur kushton 70 mijë dollarë. Acura Integra GS-R, e re kushton 20 mijë dollarë, ndërsa e përdorur 15 mijë dollarë.