Për shkak të përhapjes së vrullshme të virusit COVID-19 si edhe shumë filma tjerë, ‘Fast&Furious 9’ është shtyrë për një vit, shkruan Businessinisder, transmeton lajmi.net.
Filmi kishte cak 22 majin e këtij viti për ta bërë premierën nëpër kinema, por përhapja e virusit ka shtyrë premierën për 2 prill të vitit 2021, vit ky i planifikuar për ‘F10’.
Protagonistët kryesorë në këtë film vazhdojnë të jenë aktorët që kanë luajtur qysh nga fillimi, Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris etj.