“Fara e flliqt” i ka thënë të gjitha” – Flet Muhamed Arifi: Vështirë të deportosh si aktor në Kosovë

Aktori i njohur shqiptar, Muhamed Arifi ose ndryshe i njohur si Liridoni në serialin "Fara e Flliqt" në një intervistë për lajmi.net shpalosi shumë të reja nga aspekti profesional.

ShowBiz

07/07/2022 21:50

Ndër tjerash aktori foli për sfidat e depërtimit në këtë profesion, këshilla për artistët e rinjë dhe pagesa e parë që ka marrë si aktor, shkruan lajmi.net.

E për ti kuptuar të gjitha këto ndiqeni intervistën e plotë:

Intervista e plotë:

Lajmi.net: Që sa vite merreni me aktrim dhe cili ishte roli i parë që keni marrë pjesë?

Muhamed Arifi: Me aktrim merrem prej vitit 2006 prej kur kam filluar studimet në fakultetin e arteve. Pas fillimit të studimeve shumë shpejt kam filluar të luaj në shfaqjet dhe filmat e studentëve të regjisë në atë kohë, rolin e parë saktësisht nuk e mbaj mend por roli i parë ne te cilin jam paguar ka qenë filmi “Ama dorën” në regji të Ismet Siarines, film i metrazhit të gjatë.

Lajmi.net: Sa ka qenë pagesa e parë që e keni marrë?

Muhamed Arifi: Pagesa e parë ka qenë 500€ për një projekt filmik.

Lajmi.net: A është e vështirë me depërtu në Kosovë me anë të aktrimit dhe pse ?

Muhamed Arifi: Është e vështirë  shumë me depërtu në Kosovë me anë të aktrimit sepse duhet të kesh shumë fat, të punosh shumë sepse konkurrenca është tepër e madhe dhe ka aktorë tepër t’mirë.

Lajmi.net: Tash e dy vite jeni pjesë e serialit “Fara e Flliqt” a mund të na tregoni me shumë rreth këtij seriali?

Muhamed Arifi: Serialin” Fara e Flliqt” e bëjmë bashkë unë Edoni dhe Burimi  tash e 2 vite. Ka qenë një mund dhe sakrificë shumë e madhe por sa i përket asaj që të flas më shumë rreth serialit nuk kam çfarë të flas sepse seriali i ka thënë të gjitha ato çfarë ka pas me i thënë deri më sot.

Lajmi.net: Pse, “Fara e Flliqt” dhe a do ketë sezone të radhës të transmetimit ky serial?

Muhamed Arifi: “Fara e flliqt” është emërtim prej publikut qe na ka ardhur, e pse” Fara e flliqt” sepse na jena fara e flliqt., seriali sipas te gjitha gjasave do filloj ritransmetimin në shtator.

Lajmi.net: Cilët janë planet për të ardhmen në aspektin profesional?

Muhamed Arifi: Momentalisht jemi në pushim me serialin ”Fara e flliqt“, jemi duke punuar përgatitjet për sezonin e ri qe do filloj në shtator ndërsa sa i përket anës profesionale jam duke punuar me një film në regji të Genc Berishës me titull “Adnan Kafazi “që është vazhdimësi e filmave “Zonjusha dhe Diamanti”. Po ashtu në mesin e muajit gusht fillojmë xhirimet e filmit “Karma “në regji te Esat Fejzës .

Lajmi.net: Cila është këshilla për artistët e rinj?

Muhamed Arifi:  Punoni shumë dhe mos u dorëzoni kurrë. /Lajmi.net/