Faqja zyrtare e Manchester City ka bërë një postim për Kosovën: ‘Mos e humbisni’

Kampionët në fuqi në Premierligë, Manchester City, kanë dalur me një postim për kombëtaren e Kosovës.

Sport

25/03/2019 17:15

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me fillim nga ora 20:45 me kombëtaren e Bullgarisë.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për grupin A, në të cilin grup merr pjesë edhe kombëtarja e Anglisë.

Kështu, skuadra e Manchester City në një postim në faqen e tyre zyrtare në ‘Tëitter’ ka shkruar për ndeshjet që nuk duhet të humben sonte.

Në listën e ndeshjeve të sugjeruara nga ‘citizens’ zë vend edhe ajo mes Kosovës e Bullgarisë, përcjell lajmi.net.

Mali i Zi – Angli, Portugali – Serbi, Luksemburg – Ukrainë dhe Kosovë- Bullgari janë ndeshjet që janë sugjeruar të përcjellën për tifozët e Man City. /Lajmi.net/