Faqja zyrtare e Barcës aksidentalisht zbulon transferimin e yllit të futbollit

20:25 | 15 Maj 2019

Faqja zyrtare e Barcelonës ka zbuluar aksidentalit se Alexandre Lacazette do të transferohet në ‘Camp Nou’.

E ardhmja e sulmuesit francez duket se do të jetë në Spanjë, te Barcelona.

Alexandre Lacazette tash e një kohë është i lidhur me një transferim te Barcelona, si një lojtar që do e ndihmonte Luis Suarezin.

Një marrëveshje mes Barcelonës dhe Arsenalit ‘duket’ se tashmë ekziston.

Katalanët aksidentalisht kanë prezantuar 27 vjeçarin në faqen zyrtare të tyre, për ta fshirë menjëherë postimin, përcjell ‘lajmi.net’.

Ky gabim i tyre tashmë është kapur nga faqet e mëdha sportive, dhe ka bërë jehonë të madhe te to./Lajmi.net/