Fantazma e Papës e shpëtoi Argjentinën

Fantazma e Papa Franciscos e ka shpëtuar Argjentinën pa pësuar gol. Kështu të paktën tregon një video që po qarkullon në internet së fundmi.

Sport

02/07/2014 18:54

Një video e çuditshme ka filluar të qarkullojë në internet, respektivisht e postuar në Youtube.

Në të shihet futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli, i cili e lëshon një rast të qindpërqindtë, kur dështon të shënojë nga afërsia.

Në video paraqitet fantazma e Papa Franciscos, i cili, sipas kësaj videoje, e shpëtoi Argjentinën.

Siç dihet, kreu i katolikëve është argjentinas. Albiceleste fituan 1:0 falë golit të Angel Di Marias, të shënuar në minutën e 118-të.