Fansja i bën një dhuratë të këndshme Jonida Maliqit

Jonida Maliqi ka pranuar një befasi të këndshme nga një fanse.

ShowBiz

04/01/2019 18:32

Jonida Maliqi ka publikuar një fotografi, në të cilën ka treguar se çfarë dhurate mori nga fansja, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për bakllava, të cilën këngëtarja thotë se e ha me shumë dashuri pas festës.

“Kur bakllavane e ha pas Vitit te Ri me shume dashuri nga nje super fanse”, ka shkruar Jonida.

Kujtojmë që Jonida Maliqi së fundi ka fituar në festivalin e “RTSH-së”, çmim i cili i siguroi asaj pjesëmarrjen në festivalin e këngës evropiane “Eurosong”.  /Lajmi.net/