Fansi i Batman-it ndërton Batmobilin e pabesueshëm

17:22 | 14 Qershor 2014

Zac Mihajloviç,fansi i flakët i Batmanit ndërton Batmobilin e pabesueshëm

Zac Mihajloviç shpenzoi dy vite për ndërtimin e automjetit të librave komik dhe ka refuzuar ofertat deri në 1 milion dollarë nga blerësit e interesuar.

Një fans i flaktë ka ndërtuat një Batmobile dhe ka refuzuar oferta deri afër 1 milion dollarë, për t\’i bërë realitet ëndërrat e fëmijëve të sëmurë.

Zac Mihajloviç, nga Australia, ka kaluar më shumë se dy vite në pjesën e prapme të oborrit të tij duke modeluar makinën e tij në makinën e famshme nga filmi Batman i vitit 1989.

Në gjithë planetin janë vetëm 10 apo 12 kopje të ngjashme të kësaj makine.

Megjithatë, me tabela të plota të regjistrimit, kjo është e vetmja makinë e cila është e lejuar të ngaset.

Mihajloviç, i cili është 29 vjeçar, tha: \”Unë gjithmonë kam qenë një fans i filmit. Batman ka automjetin më të bukur dhe ai është i vetmi pa superfuqi.\”

Në vitin 2009, fansi i madh kishte blerë pjesë këmbimi nga Batmobili aktual që ishte përdorur në 1989.

Pasi i kishte mbajtur për një vit pjesët e blera, ai pastaj kishte kontaktuar Warner Brothers Australia për të parë nëse ata ishin duke liçensuar çështje për ndërtimin e modelit.

Kur ai i qartësoi të gjitha, filloi punën së bashku me gjyshin e tij, Scott Cox, i cili është një inxhinier mekanik në pension.

Rreth 30% e pjesëve të përdorura në ndërtimin e Batmobilit të tij janë pjesë të makinës nga filmi.

Përfundimisht ajo ishte kryer në vitin 2011, por kishte mbetur në garazh deri sa dyshja kishte vendosur se çfarë mund të bënin me të.

Përfundimisht, Z.Mihajloviç kishte aplikuar për ta regjistruar makinën e tij dhe në dhjetor të vitit 2013 më në fund ishte regjistruar.

Automjeti tani përdoret rregullisht për qëllime profesionale dhe bamirëse.