Fansi bën tatuazh fytyrën e Arta Memedit në këtë pjesë të rupit

Këngëtarja ka mbetur e befasuar nga fansi i saj.

ShowBiz

15/11/2019 09:01

Është bërë si një lloj trendi për fansat që të ‘gdhendin’ fytyrat e këngëtarëve të preferuar në pjesët e tyre të trupit, kësaj radhe njëri ka bërë tatuazh Arta Memedin, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka publikuar menjëherë imazhin në llogarinë e saj në Instagram si shenjë falënderimi për fansin e saj dhe kishte shkruar ‘Dashuria është e vërtetë’.

Përndryshe, sa i përket muzikës dy muaj më parë Arta prezantoi këngën e saj të fundit ‘Shote Galica’, projekt ky që tani numëron mbi një milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/