Fansave nuk u pëlqen Rita Ora..!

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është pjesë e filmit ‘Fifty Shades of Grey”,  është kritikuar nga fansat e saj. Rita e cila do të jetë në rolin e Mias, duket se fansave nuk u pëlqen...

ShowBiz

31/12/2014 00:13

Më poshtë mund të shihni disa nga komentet që ia kanë drejtuar fansat, Ritës.

 “Ajo duket e tmerrshme. Mia duhet të ishte një vajzë e ëmbël. Rita duket si një mashkull”, ka thënë një fans duke përshkruar rolin e saj.

“Më vjen mirë që ajo do të luajë në film, por kështu nuk e kam menduar Mian. Më vjen keq”, ka shkruar një fanse.

“Ajo më shkatërroi shpresat e mia për këtë film. Filmi është shkatërruar nga zgjedhja qesharake e aktorëve! Pse Rita duhet të jetë e përfshirë në këtë film”, ka shkruar një fans tjetër.

Filmi do të publikohet në Ditën e të Dashuruarve më 14 shkurt të vitit 2015. Lajmi.net