Fansat e Rita Orës realizojnë video interesante me këngën e fundit të saj

Kënga "How to be lonely" nga Rita Ora u prit shumë mirë nga publiku.

ShowBiz

07/04/2020 13:16

Rita Ora tash e sa ditë po qëndron bashkë me familjen e izoluar në shtëpi, në mënyrë që t’i evitojë mundësitë e infektimit me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Ani pse larg skenës, këngëtarja për asnjë moment nuk i ka harruar fansat e saj, andaj përmes postimeve në rrjete sociale po qëndron pranë tyre.

Madje, ajo po qëndron afër tyre edhe përmes videove që po i realizojnë në TikTok, një pjesë të së cilave ajo i publikoi në Instagram.

Rita u kërkoi fansave që të vazhdojnë të dërgojnë video të tilla, të cilat po i realizojnë gjatë izolimit.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi, në të cilën u shfaq atraktive e veshur me një fustan të gjatë, të hapur tek këmba. Përmes këtij imazhi, ajo inkurajoi femrat që edhe gjatë kësaj kohe të vishen e të rregullohen, sikurse kanë bërë para pandemisë.

“Madje edhe në kohë si kjo, të veshurit në të hënën më bën të ndihem normal”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se “How to be lonely” titullohet projekti i fundit muzikor nga Rita Ora. /Lajmi.ne/

https://www.instagram.com/p/B-pogwADETn/